Me mbi 130 km/h, vetëm në Bërzhitë, policia në 3 orë heq 8 patenta dhe gjobit ‘kamikazët’ e rrugës

0 Просмотры
Издатель
#reportTV #lajmeshqip #lajme
Për 3 orë policia ka hequr 8 patenta për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën drejtuesit udhëtojnë në rrugët e vendit. Në aksin rrugor nga tuneli i Elbasanit deri në Bërzhitë ku policia po monitorin me radarë janë hequr 8 patenta për shkak të shpejtësisë së madhe që ka qenë mbi 130 k/h, në një kohë që në atë aks nuk lejohet më shumë se 90 km/h.

Pikërisht kjo shpejtësi është kthyer shpesh në tragjedi të rënda dhe aksidente të tmerrshëm duke marrë jetë njerëzish. Me hyrjen në fuqi të kodi të ri rrugor, tashmë shoferëve u është hequr patenta u është vënë edhe 15 mijë lekë gjobë.
Категория
Медиа новости
Комментариев нет.