Report TV -Aksidenti tragjik i Vlorës/ Në Bërzhitë shoferët me mbi 130 km/h, policia heq 8 patenta

0 Просмотры
Издатель
#reportTV #lajmeshqip #lajme
Pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, Njësia Operacionale e Tiranës ka 'zbarkuar' në autostradën Vlorë-Fier, ku po kryhen kontrolle të shumta me radarë. Burime bëjnë me dije se deri më tani janë vendosur të paktën 15 masa ndëshkimore. Në aksin rrugor nga tuneli i Elbasanit deri në Bërzhitë ku policia po monitorin me radarë janë hequr 8 patenta për shkak të shpejtësisë së madhe që ka qenë mbi 130 k/h, në një kohë që në atë aks nuk lejohet më shumë se 90 km/h.
Категория
Медиа новости
Комментариев нет.